
Suso ishte ndër emrat me të përfolur në tregun e transferimeve.
Ai pritej të largohej nga Milan, por paraqitjet e tij në ndeshjet parasezonale bindën trajnerin Giampaolo për ta mbajtur atë në ‘San Siro’.
Madje drejtusit e Milan, tani janë duke bërë përpjekje për ta bindur lojtarin që ta vazhdojë kontratën me ‘Kuqezinjtë’, përcjell ORAinfo.

Marrëveshja aktuale e 25-vjeçarit me klubin me qendër në Milano shkon deri në vitin 2022, ku ai është një nga fituesit më të mirë të skuadrës me pagë 3 milionë euro në sezon.
Tani kanë filluar edhe negociatat për të shqyrtuar zgjatjen e kontratës me yllin spanjoll.
Besohet se Suso do të dëshironte të rrisë pagën e tij në 5 milionë euro për sezon në kontratën e re. /ORAinfo/