Marrëveshja është arritur, Milan siguron përforcimin e madh për merkaton e verës.
Milan nuk e ka nisur aspak mirë vitin 2023. Rosonerët në shtatë ndeshje kanë pësuar katër humbje, kanë barazuar dy herë dhe kanë marrë vetëm një fitore.
Drejtuesit janë të shqetësuar me rezultatet e skuadrës dhe kanë filluar të punojnë për merkaton e verës.
Në San Siro pritet revolucion i vërtetë, ndërsa sipas raportimeve të fundit Rosonerët kanë siguruar goditjen e parë për merkaton e janarit.
Calcio Mercato, shkruan se Milan dhe mesfushori francez Houssem Aouar kanë arritur marrëveshje që ky i fundit të transferohet në San Siro si lojtarë i lirë.
Aouar ka marrë oferta nga Roma dhe Real Betis, por 24-vjeçari donte vetëm Milanin.