Milan siguron transferin e parë në afatin e verës

14:28 | 08 Qershor 2022

Renato Sanches është gjithnjë e më afër skuadrës së Milanit.

Mesfushori portugez, pjesë tashmë e Lille, lidhet tash e sa kohë me një transferim të mundshëm te Milani.

Sipas raportimeve të fundit nga Gianluca Di Marzio, marrëveshja do të definohet javën tjetër.

Renato Sanches, sipas po të njëjtit burim, pritet të fitojë rreth 3 milionë euro për vit.

Milan mund të paguajnë nga 18 deri në 20 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Komento: