Milan sjell në skuadër ish-legjenden e klubit

15:21 | 14 Qershor 2019

Milan po planifon një projekt të ri duke i përfshirë edhe ish lojtarët e këtij klubi.

‘Rossonerët’ kanë rikthyer në skuadër Paolo Maldinin dhe Zvonimir Boban, përcjell Lajmi

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Milan, që ka kënaqësinë të njoftojë tifozët për emërimet e reja në skuadër.

“Ac Milan janë të lumtur që ju njoftojnë për emërimin Paolo Maldinit si drejtor teknik të klubit. Ai do të punojë ngushtë me Zvonimir Boban, zyrtar i ri i klubit”.

Paolo Maldini është një legjendë e Milanit, që gjithë karrierën e ka kaluar duke prezantuar ngjyrat kuq e zi.

Komento: