Milan mund ta transferojë transferon yllin 60 milionësh.
Një tjetër kryevepër nga Maldini, Milan transferon yllin 60 milionësh për vetëm 10 milionë euro.
Milan mbrëmë e mposhti Dinamo Zagreb me rezultat 0-4 dhe Rosonerët janë shumë kualifikimit në fazën nokaut në Champions League.
Në Serie A, Rosonerët renditen në pozitën e dytë me 26 pikë të grumbulluara, 3 më pak se Napoli i vendit të parë.
Edhe përkundër paraqitjeve të mira në fushë, Milan pritet të bëjë disa përforcime në merkaton e janarit.
Portali i njohur spanjoll për transferime fichajes, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan synon transferimin e Naby Keita nga Liverpooli.
Keita u transferua në Anfield Road në vitin 2018 për 60 milionë euro, ndërsa kontrata me Reds i skadon në fund të sezonit.
Mesfushori 27-vjeçar ka luajtur vetëm 5 minuta këtë sezon dhe në janar Liverpooli do ta nxjerr në shitje për të mos e humbur me kosto zero.
Vlera aktuale e Keita-s në treg është 25 milionë euro, por Milan pritet të paguaj vetëm 10 milionë euro për kartonin e tij.