
Charles De Ketelaere është shumë afër që të bëhet një lojtar i ri i Milanit pasi Club Brugge është gati të pranojë ofertën e fundit.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, Paolo Maldini dhe Ricky Massara e kanë ngritur ofertën në 32 milionë euro fikse plus 3 milionë euro bonuse.
Klubi belg – i cili deri dje kërkonte 35 milionë euro të garantuara – tani duket se është gati të ndryshojë mendje dhe të pranojë propozimin e kuqezinjve, përcjell ORAinfo.

Prandaj, marrëveshja duhet të mbyllet mes ditës së sotme dhe nesër dhe Stefano Pioli – i cili do të kthehet në Itali me ekipin sonte pas miqësores kundër Wolfsberger-it – mund ta ketë në dispozicion belgun nga e premtja.
Ky lajm vjen pasi u raportua dje se Maldini dhe Massara pritej të flisnin me CEO Ivan Gazidis në mënyrë që të përditësonin pronarët e Elliott Management dhe të kërkonin një përpjekje të mundshme të mëtejshme ekonomike për të përfunduar marrëveshjen, dhe duket se ka qenë e afërt. /ORAinfo/