Mbrojtësi i Flamengos, Leo Duarte është sot në Itali për të përfunduar testet mjekësore përpara transferimit të tij në Milan/
MilanNews raporton se 23-vjeçari filloi ekzaminimet në qendrën e famshme mjekësore në La Madonnina të Milanos ditën e djeshme dhe është vendosur të përfundojë transferimin e tij sapo të përfundojnë testet përfundimtare, përcjell ORAinfo.
Braziliani ka luajtur pothuajse 100 ndeshje në të gjitha garat për Flamengo që kur bëri debutimin e tij në vitin 2016.
Ky transfero thuhet se Milanit i ka kushtuar 10 milionë euro me 1 milion euro të tjera bonus në rast të arritjes së objektivave. /ORAinfo/