Milan sot preznaton transferin e ri

13:45 | 13 Shtator 2019

Sot pasdite, konkretisht në orën 14:15, Ante Rebic do të prezantohet zyrtarisht nga Milan në Milanello, pasi u bashkohet me Rossoneri në ditën e Afatit.

Në faqen e tyre zyrtare, Milani publikoi një video të sulmuesit kroat, përcjell ORAinfo.

Të Dielën në mbrëmje, Rebic do të jetë për herë të parë me skuadrën e Giampaolo, por ai nuk pritet të luajë që nga fillimi edhe pse mori pjesë në seancat e djeshme dhe të sotme stërvitore.

Rebic pritet të inkuadrohet si zëvendësues në këtë ndeshje, pasi që atij i duhet pak kohë për t’u ambientuar me rosonerët. /ORAinfo/

Komento: