Milani do të përballet sonte me Salernitanan në kuadër të javës së 26-të në Serie A.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “San Siro”, me fillim prej orës 20:45.
“Rossonerët” synojnë që sonte të kthehen te fitorja, pas humbjes së pësuar ndaj Fiorentinas javën e kaluar.
Milani është i katërti në tabelë me 47 pikë.
Salernitana pozicionohet në vendin e 16-të me 25 pikë.
Formacionet zyrtare:
Formacioni startues i Milanit: Maignan; Kalulu, Thiaw, Tomori; Saelemaekers, Bennacer, Krunic, Theo Hernandez; Brahim Diaz; Giroud, Leao.
Formacioni startues i Salernitanas: Ochoa; Gyomber, Daniliuc, Pirola; Mazzocchi, Bohinen, Coulibaly, Bradaric; Kastanos, Candreva; Dia.