
AC Milan krahas punës për sjelljen e lojtarëve të rinj në San Siro, po punon edhe në vazhdimin e kontratave me disa lojtarë të cilët janë pjesë e planit afatgjatë të ekipit.
Në mesin e lojtarëve që pritet t’i vazhdohet kontrata është edhe Franck Kessie.
Mesfushori është duke kaluar një sezon fantastik me fanellën kuq e zi.
Ai arriti që të shënojë një gol shumë të bukur mbrëmë kundër Parmas në kuadër të Serie A, përcjell ORAinfo.

Tani Tuttosport raporton se Paolo Maldini ka njohur madhështinë e lojtarit dhe tashmë po punon për një rinovim të kontratës.
Marrëveshja aktuale do të skadojë në 2022, por Rossonerët nuk duan të kapen të papërgatitur, si situata e Gigio Donnarumma.
Padyshim që pritet një rritje page, por Champions League do të jetë gjithashtu një faktor i rëndësishëm për të dy palët.
Mbetet të shihet se cila do të jetë oferta e Milanit për Kessie në kontratën e re. /ORAinfo/