Milan synon ta transferoj 20 vjeçarin e njohur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Milan synon ta transferoj 20 vjeçarin e njohur

23:25 | 11 Korrik 2019

Milani është duke u interesuar për shërbimet e mbrojtësit të RB Leipzig, Dayot Upamecano, njoftoi “Sky Sport Italia” të enjten.

Upamecano vlerësohet i përshtatshëm për strategjinë e Milanit, dhe krerët e klubit janë duke shikuar mundësitë për të arritur një marrëveshje për 20-vjeçarin, i cili ka kontratë me Leipzigun deri në vitin 2021.

Reprezentuesi i U-21 të Francës ka humbur pjesën e dytë të stinorit të kaluar për shkak të lëndimit të gjurit, ndërsa në të kaluarën është kërkuar edhe nga Manchester Unitedi.

Pos Upamecanos, Milani është duke u interesuar edhe për futbollistin e Empolit, Ismael Bennacer. Në planet e “rossonerëve” është edhe mbrojtësi i Fiorentinës, German Pezzella.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!