Milan synon t’ia rrëmbej nga ekipi yllin e madh trajnerit Ralf Rangnick

16:24 | 07 August 2020

AC Milan po vazhdon të vëzhgojë yllin e Red Bull të Salzburgut, Dominik Szoboszlai.

Kuqezinjtë janë lidhur me një veprim për lojtarin hungarez, veçanërisht kur dukej sikur Ralf Rangnick do të mbërrinte nga Red Bull si menaxheri i ri i klubit milanez.

Ka pasur raporte që tregojnë se Milani është ende i interesuar përkundër mos ardhjes së Rangnick, dhe një shkëmbim i fundit në Instagram dukej se sugjeronte se dera nuk është plotësisht e mbyllur, përcjell ORAinfo.

Sipas Calciomercato, Milani ishte në të vërtetë një hap larg nënshkrimit të Szoboszlai në afatin kalimtar të janarit.

Ish drejtori i Rossonerit, Zvone Boban kishte arritur një marrëveshje të përgjithshme me lojtarin dhe Salzburgun, por Elliott bllokoi operacionin e transferimit në janar.

Tani, Szoboszlai vazhdon të mbetet në mesin e talenteve që Milani po e përcjell me vëmendje, megjithëse raportet e fundit kanë sugjeruar se Arsenali dhe Chelsea janë gjithashtu të interesuar për lojtarin, i cili ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse Milan do të bëjë javeve në vazhdim ndonjë përpjekje me serioze për yllin hungarez. /ORAinfo/

Komento: