AC Milan synon të marrë shërbimet e sulmuesit shqiptar në Chelsea, Armando Broja, verën e ardhshme, teksa kuqezinjtë janë në kërkim të një lojtari që do e mbajë numrin 9 në fanellë, sipas raportimit nga Calciomercato.
Cilësitë teknike dhe struktura fizike e Brojës është e atillë që përshtatet në mënyrë të përkryer me filozofinë e futbollit të Milanit.
Për momentin nuk ka asgjë më shumë se një interesim i thjeshtë, por nuk mund të përjashtohet që mund të bëhet diçka më shumë në muajt në vijim.
Maldini dhe Massara e kanë kuptuar se nuk mund të mbështeten vetëm tek Olivier Giroud, i cili së shpejti do të mbushë 36 vjet.