Milani përgatit ofertë më të lartë për Musah që të eliminojë konkurrencën nga Fulhami
Milani është i gatshëm ta ngrejë ofertën për Yunus Musah, në mënyrë që ta eliminojë konkurrencën nga Fulhami.
Gazzetta dello Sport ka njoftuar sot (e hënë) se mesfushori i Valencias ka arritur marrëveshje me Rossonerët për kushtet personale. Në bazë të njoftimit, amerikani do të nënshkruajë kontratë afatgjate me përfitime vjetore prej dy milionë eurosh.
Pas shitjes së Sandro Tonali te Newcastle United, Milani po përpiqet ta mbushë hapësirën në mesfushë, me Ruben Loftus-Cheek që tashmë ka nënshkruar dhe Tijjani Reijnders pritet të nënshkruajë së shpejti.
Në anën tjetër, klubi italian ka shprehur interesim edhe për 20-vjeçarin, për të cilin fillimisht kishte ofruar 13 milionë euro plus katër milionë të tjera në formë bonusesh, që ishte refuzuar nga Valencia.
Milani është i gatshëm ta ngrejë ofertën deri në një total prej 20 milionë eurosh duke i ngritur bonuset, duke qenë se Fulhami është shumë i interesuar për shërbimet e tij.