Milan synon transferimin e përherhshëm të Rebiçit, por i del një problem

18:07 | 21 July 2020

AC Milan po kërkon të bie dakord për një marrëveshje të drejtë shkëmbimi me Eintracht Frankfurt që përfshin Ante Rebic dhe Andre Silva.

Rebic dhe Silva shkëmbyen vendet në dritaren e fundit të transferimit të verës, pasi kroati u zhvendos në San Siro dhe portugezi shkoi në Bundesliga me marrëveshje dy-vjeçare të huazimeve.

Të dy kanë shpërthyer në vitin 2020, me Silva që i dha fund vitit në 16 gola për Eintracht, ndërsa Rebic ka 11 gola vetëm në Serinë A vetën nga janari.

Sipas SportMediaset, Milani do të takohet me agjentin e Rebic – Fali Ramadani – të mërkurën për të filluar negociatat për ta bërë qëndrimin e 26-vjeçarit në San Siro të përhershëm, përcjell ORAinfo.

Milani po synon të sigurojë një shkëmbim të barabartë me Eintracht që përfshin André Silva pasi të dy klubet dëshirojnë të shmangin shpenzimet e parave shtesë, por problemi mbetet i lidhur me klauzolën e rishitjes 50% që Fiorentina ka në Rebiç.

Mbetet të shihet se cila do të jetë strategjia e Milanit për ta mbajtur Rebiçin në San Siro. /ORAinfo/

Komento: