Milan synon transferimin e ‘plakut’ nga Lazio

11:13 | 09 Mars 2022

AC Milan ka nisur të mendoj për lojtarët që do t’i transferoj në afatin e verës.

Kuq e zinjtë kanë në plan të forcojnë ekipin në pothujese çdo repart të fushës. Ndërsa mbrojtja pritet të jetë prioritet.

E një nga emrat që Milan ka kohë duke e përcjell është mbrojtësi i Lazios, Francesco Acerbi.

Mbrojtësi kohëve të fundit ka pasur marrëdhënie armiqësoure me tifozët e Lazios’ dhe se e ardhmja e tij është në pikëpytje.

Megjithatë, Kundër Cagliarit ai u rikthye në formacionin fillestar pas dy muajsh pauze, dhe bëri paraqitje të nivelit të lartë, duke marrë komplimente të ngrohta nga Maurizio Sarri në dhomën e zhveshjes, përcjell ORAinfo.

Pas fitores ata arritën një lloj ‘armëpushimi’, por marrëdhënia është ende e acaruar pas festës së tij në 17 dhjetor kundër Genoas.

Një vendim përfundimtar për të ardhmen e 34-vjeçarit nuk është marrë ende dhe me gjasë do të shtyhet për në fund të sezonit.

Në rast se ai vendos të vazhdojë (ai ka një kontratë deri në 2025), destinacioni më i mundshëm mbetet Milani. Këtë sezon italiani ka 26 paraqitje me 3 gola dhe 2 asistime. /ORAinfo/

Komento: