Raphinha nuk po arrin të siguroj vend startues në 11-shën e parë të Barcelona.
Kjo ka bërë që AC Milani të shpreh interesim për sulmuesin e krahut, brazilianin Raphinha, raporton të mërkurën “calciomercato”.
Sulmuesi 26-vjeçar nuk ka pasur fillim të mirë në karrierën e tij në Barcelonë dhe klubi po konsideron shitjen ose huazimin e tij sezonin e ardhshëm.
Milani po e sheh atë si lojtar ideal për t’u forcuar në krahun e djathtë të sulmit.
Sezonin aktual me fanellën e Barcelonës sulmuesi brazilian ka shënuar dy gola dhe po aq asistime në 15 ndeshje në La Liga.
Barcelonës iu bashkua në verën e vitit të kaluar nga Leeds United.