
Milani është në mesin e klubeve të interesuara për shërbimet e Jesse Lingardit të Manchester Unitedit, shkruan “ESPN”.
Transferimi i tij nga “rossonerët” synohet të bëhet pa shpenzuar para është thënë të premten.
Kontrata e Lingardit përfundon në verë dhe ai nuk e ka dëshirën të nënshkruajë kontratë të re me “djajtë e kuq”.

Lingard dëshiron që të ketë vend në formacionin titullar për ta siguruar vendin te Anglia që luan në Kupën e Botës vitin tjetër. Lingard i ka luajtur vetëm pesë ndeshje në Premier League këtë edicion dhe ka shënuar dy gola.