Houssem Aouar mund të përfundojë në Serie A.
Mesfushori francez, Houssem Aouar ka përfunduar së fundmi në radarin e skuadrës së Milan.
Lojtari ishte një kohë të gjatë në radarin e Arsenalit, por verën e fundit nuk pati shumë zëra që e lidhnin me një largim nga Olympique Lyon.
Raportime nga Italia bëjnë të ditur se Milan janë tashmë duke shqyrtuar mundësitë për transferimin e lojtarit, përcjell lajmi.
Aouar do të mbetet pa kontratë gjatë verës së vitit 2023.
Plani i Milan është që ta marrë falas kartonin e mesfushorit të Lyon.