AC Milan tashmë po bën plane për dritaren e transferimit, e cila është shtyrë për në shtator për shkak të krizës së Coronavirus. Me Ralf Rangnick në krye të Milanit, shumë lojtarë janë në listën e tyre të synimeve.
Sipas TuttoMercatoWeb, Cengiz Under është një nga këta lojtarë, pasi është lidhur me një transferim te kuqezinjtë në janar. Në moshën 22 vjeç, anësori sigurisht që i përshtatet projektit të Rangnick, përcjell ORAinfo.
Agjenti i lojtarit, Fali Ramadani, është i përfshirë ngushtë në të ardhmen e Rangnick, i cili do të zëvendësojë Stefano Pioli si menaxher të Milanit në fund të sezonit.
Sipas raportit, Romakët janë të gatshëm të shesin Under nëse marrin një ofertë të pranushme.
E interesim për Cengiz Under është edhe Everton.
Mbetet të shihet nëse Milan do të lejoj largimin e turkut nga Serie A. /ORAinfo/