Milan takohet sonte me Olympiakos, vjen deklarata e papritur nga Gattuso

10:54 | 13 December 2018

Milan dhe Olympiakos do të takohen sonte në Greqi në kuadër të Europa League.

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka thënë se lojtarët e tij duhet të kenë respekt për Olympiakos, duke thënë se i pret një loje shumë të vështirë të Europa League.

Gattuso ka thënë se Milanin sote e pret një lojë shumë e vështirë duke kërkuar nga lojtarët që të jenë të kundesshëm nga kundërshtari.

“Sonte është një lojë shumë e vështirë, unë pranova pesë gola këtu me OFI Kretë, dhe gjithashtu pashë që Juventus humb këtu në Ligën e Kampionëve 2014-15”, ka thënë Gattuso për TV Milan, përcjell ORAinfo.

“Nuk është një vend i lehtë për të shkuar. Ne duhet të sigurohemi që nuk i nënvlerësojmë ato dhe se nuk na habisin, sepse ata patjetër do të fillojnë të forte”.

“Ata kanë shumë përvojë, kanë luajtur në konkursin evropian për shumë vite, më shumë në Ligën e Kampionëve sesa në Europa League.

“Ata janë një ekip i vështirë, shumë i shpejtë, dhe nëse u jepni atyre një fushë të hapur ata mund të shkaktojnë probleme.

“Ne duhet të kemi respekt për kundërshtarin, sepse ato mund të na shkaktojnë probleme të mëdha”. /ORAinfo/

Komento: