Milan të dielën do të thyej rekord me shikuesit, ja çfarë do të ndodh në San Siro

09:15 | 16 Maj 2019

Tifozët e Milanit këtë të diele pritet të pushtojnë San Siron.

Ata do të shkojnë për të përkrahur skuadrën e tyre, e cila presin që të zë vendin e katërt, vend ky që i siguron pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

Sipas edicionit të sotëm të Gazzetta Dello Sport, për ndeshjen e së dielës në mes të Milanos dhe Frosinones, më shumë se 60 mijë spektatorë pritet të jenë në San Siro, përcjell ORAinfo.

Do të jetë për herë të pestë në ligë këtë sezon, që kur Milani do të luajë para 60 mijë shikuesve pas ndeshjeve kundër Juventusit, Sassuolo, Inter dhe Lazio.

Kjo do jetë një ndeshje vendimtare për Milanin, nga e cila tifozët presin vetëm fitore. /ORAinfo/

Komento: