Milan – Torino, formacionet zyrtare

20:06 | 10 February 2023

Formacionet zyrtare, Milan – Torino: Kampionët kërkojnë këndelljen ndaj torinezëve në formë.

Milani e pret Torinon në “San Siro” në kuadër të javës së 22-të në Serie A.

Kampionët aktual kanë pesë ndeshje pa fitore, prej të cilave tri të fundit me humbje dhe kanë rënë në vendin e gjashtë në renditje me 38 pikë.

Në anën tjetër Torino vjen pas dy fitoreve dhe një barazimi, duke u ngjitur në vendin e shtatë me 20 pikë.

Stefano Pioli që rrezikon largimin në rast humbje, do të luajë me Brahim Díaz, Olivier Giroud dhe Rafael Leao

Në anën tjetër te Torino startojnë Miranchuk, Vlasic dhe Sanabria.

Milan: Tatarusanu; Thiaw, Kjaer, Kalulu; Saelemaekers, Tonali, Krunic, Theo Hernández; Brahim Díaz, Giroud, Rafael Leao.

Torino: Milinkovic-Savic; Djidji, Schuurs, Buongiorno; Singo, Adopo, Gineitis, Rodriguez; Miranchuk, Vlasic, Sanabria.

Komento: