Milani dhe Tottenhami në sfidën e parë të tetës së finales – formacionet zyrtare.
Në San Siro zhvillohet sfida e parë e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndërmjet Milanit dhe Tottenham Hotspur.
Të dyja skuadrat janë në pozitën e pestë tabelare në ligat respektive, me Rossonerët që kanë grumbulluar 41 pikë në 22 ndeshje në Serie A, kurse Spursat kanë arkëtuar 39 pikë në 23 ndeshje të zhvilluara në Ligën Premier.
Strategët Stefano Pioli dhe Antonio Conte do t’i vënë përballë taktikat e tyre dhe i kanë zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Milanit: Tatarusanu; Thiaw, Kalulu, Kjaer, Theo Hernández; Saelemaekers, Krunic, Tonali; Brahim Díaz, Leao; Giroud.
Formacioni startues i Tottenham Hotspur: Forster; Romero, Dier, Lenglet; Emerson, Skipp, Sarr, Perisic; Kulusevski, Kane, Son.