Sulmuesi Allan Saint-Maxim është fokusi i radhës për ta transferuar, i skuadrës së Milanit.
Mirëpo ata do ta kenë të vështirë ta transferojnë sulmuesin e Nices para të enjtes.
Sipas Milan Neës, kuqezinjtë e pëlqejnë Saint-Maximin “shumë” dhe janë gati për të bërë një lëvizje të lanifikuar për të në verë, transmeton GazetaExpress.
Uebfaqja e Milanit tregon se drejtori i tyre, Paulo Maldini, e ka telefonuar të martën 21 vjeçarin për të parë se a mund të arrihet jnë marrëveshje në janar.
Megjithatë, kjo do të jetë “shumë e vështirë” pasi që Nice nuk dëshiron ta shet lojtarin e tyre pa paguar çmimin e tij që është 35 milionë euro.
Klubi i Ligue 1, nga ana e tyre, tashmë e kanë humbur nga radhët e tyre sulmuesin e Italisë, Mario Balotelli që ka kaluar në Marseille.