Milan transferon yllin e Barcelonës

11:34 | 19 Janar 2021

Përsëri ai, Maldini transferon yllin e Barcelonës.

Paolo Maldinin duket se po e motivojnë fitoret e Milanit në kampionat dhe për këtë arsye është shumë aktiv në merkato ku tashmë transferimi i rradhës është duke u bërë gati.

Tashmë në skenë ka hyrë emri i Junior Firpos, mbrojtës i Barcelonës i cili nuk ka një vend titullari tek skuadra e Ronald Koeman dhe katalanasit kanë shfaqur gatishmëri për shitjen e tij nëse plotësohen disa kushte.

Edhe në rast huazimi Milani duhet që ti paguajë urgjentisht një shumë prej 3-4 milionë eurosh Barcelonës dhe për shitjen e tij përfundimtare do të diskutohet gjatë verës ku Barcës ky futbollist i ka kushtuar 18 milionë euro kur e blenë nga Real Betis plus 12 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Komento: