Milan tregohet serioz për Elye Wahi, zbulohet çmimi që ia ka vendosur Montpellieri

21:38 | 28 Prill 2023

Milani i bashkohet garës për Elye Wahi, zbulohet çmimi që ia ka vendosur Montpellieri.

Milani ka shfaqur interesim për sulmuesin e Montpellier, Elye Wahi.

Sipas “L’Equipe”, krerët e klubit italian kanë bërë kontaktet e para tashmë për të parë mundësinë e nënshkrimit me sulmuesin e ri, transmeton Gazeta Express.

Wahi ka regjistruar 28 paraqitje deri më tani në Ligue 1, teksa ka shënuar 13 gola dhe ka kontribuar me katër asistime.

Përveç Milanit, “L’Equipe” ka raportuar se për 20-vjeçarin kontaktet kanë nisur edhe Monaco e Eintracht Frankfurti.

Montpellieri thuhet se do të kërkojë pak më shumë se 20 milionë euro për shitjen e tij.

Reprezentuesi i Francës U21 ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2025 dhe mendohet se kjo verë do të jetë koha e përkryer për klubin francez që të arketojë para nga shitja e tij.

Më herët ishte raportuar se Elye Wahi po monitorohet edhe nga Arsenali, Tottenham Hotspur dhe Borussia Dortmundi.

Komento: