MIlan në krye me Piatek në sulm po tregon një skuadër solide.
Leonardo, Maldini dhe Gazidis janë të bindur prej fillimit që ia kanë dalë të sjellin në Milano një lojtar të madh.
Presioni i tyre mbi fondin Elliot për të miratuar me entuziazëm blerjen e Krzysztof Piatek në merkaton e janarit ishte ndër planet më gjeniale.
Mënyra e duhur për të marrë sulmuesin polak për 35 milionë euro, të paguara direkt pas marrëveshjes, i dha mundësinë Milanit për ta marrë për 10 milionë euro më pak, nëse do kërkonin ta paguanin me katër këste.
Zgjidhja e parë e zgjuar ishte kjo. E dyta i takon çështjes Higuain.
Sulmuesi argjentinas duhej të blihej për 36 milionë euro në qershor, forma dhe mosha e tij nuk ofronin siguri. Të hidheshin në sulm në merkaton e verës për një sulmues të mirë dhe të lirë ishte e pamundur për Milanin.
Leonardo dhe Gazidis kishin vendosur që në verë Higuain nuk do të blihej nga Juventus, problem mbetej emri i pasuesit të tij. Morata e kishte zgjedhur Atletico Madridin, Batshuayi nuk preferohej të blihej fare, në qarkullim nuk kishte ndonjë sulmues të duhur për skuadrën e tyre, kështu që ndoqën një pistë të re.
Blerja definitive e “pistoletës” polake për 35 milionë euro, shpëtojnë 36 milionë dhe pagën e lartë që do duhet të shpenzonin për Higuain dhe ja ku kanë një bomber të vërtetë që ia doli të iu dhurojë buzëqeshje drejtuesve që në debutimin e tij në Kupën e Italisë kundër Napolit.
Me afrimin e Piatek Leonadro dhe Gazidis shpenzuan 35 milionë euro, por kursyen 36 të tjera që do jepnin për Higuan, aq më tepër që nëse do tentonin ta merrnin në verë kartonin e sulmuesit nga Genoa, atëherë vlera e tij do të ishte dyfishuar.