Zlatan Ibrahimovic, ka bërë një hap përpara në rikuperimin e tij ndërsa Stefano Pioli së shpejti duhet të mirëpresë dy lojtarë të tjerë në grup, pretendon një raport.
Sipas asaj që raportohet nga MilanNews, Ibrahimovic ka përfunduar kontrollet dhe terapitë dhe do të vendoset në Milanello nga e marta për të vazhduar programin e fizioterapisë përpara kthimit të tij, i cili ende llogaritet të jetë rreth muajit janar, përcjell ORAinfo.
Sulmuesi Marko Lazetic e ka zgjidhur problemin e tij dhe do të jetë gati të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës në kuadër të ndeshjeve kundër Dinamo Zagrebit në Champions League dhe Napolit në ligë.
Rade Krunic është gjithashtu më i mirë dhe duhet të rikthehet për ndeshjet e sipërpërmendura, dhe ndërsa Ante Rebiç po tregon shenja përmirësimi, nuk duket se ai do të rikuperohet në kohë për dy ndeshjet që vijnë në javën e ardhshme dhe do të monitorohet nga dita në ditë. /ORAinfo/