Milan- Udinese, publikohen formacionet e mundshme, ka shumë befasi

17:58 | 02 Prill 2019

Milan mund të kalojë në një formacion 4-3-1-2 me Lucas Paqueta pas Krzysztof Piatek dhe Patrick Cutrone kundër Udinese këtë mbrëmje.

Milan pret Udinese dhe Gazzetta dello Sport pretendon se Gennaro Gattuso po përgatitet të lëshojë një sulm të ri përcjell ORAinfo.

Franck Kessie gjithashtu ka gjasa të zëvendësojë Lucas Biglia në mesfushë, në paraqitjen e tij të parë që kur kishte mosmarrëveshje me argjentinasin gjatë Derby della Madonnina kundër Interit.

Ai gjithashtu shënon një rikthim në epokën e Silvio Berlusconi, i cili nuk bëri asnjë sekret të dashurisë së tij për formacionin 4-3-1-2.
Këto janë formacionet e mundeshme :

Milan: G Donnarumma; Kalabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Calhanoglu; Paquetá; Piatek, Cutrone.

Udinese : Musso; Ter Avest, Troost-Ekong, De Maio, Zeegelar; Fofana, Behrami, Mandragora; Pussetto, Okaka, De Paul./ORAinfo/

Komento: