Milan vazhdon kontaktet me agjentin e Sanches, Lille është i hapur të ta shitur lojtarin me këtë çmim!

10:02 | 21 Shkurt 2022

AC Milan ka mësuar shumën që do të duhet të shpenzojë nëse duan të nënshkruajnë me Renato Sanches nga Lille këtë verë.

Tashmë dihet mirë se Renato Sanches është një nga objektivat më të mëdhenj të transferimeve të Milanit për verën pasi ata duhet të zëvendësojnë Franck Kessie i cili do të largohet si transferim i lirë siç qëndrojnë gjërat.

Raportime të shumta bëjnë me dije se mesfushori portugez është njeriu i identifikuar si trashëgimtari i Kessie në Milan, përcjell ORAinfo.

Kuqezinjtë e dëshironin portugezin në afatin e janarit, por marrëveshja nuk i finalizua.

Megjithatë medait në Francë raportojnë se Lille do të pajtohet me 20 milionë euro në verë për të lënë mesfushorin të largohet.

Duke marrë parasysh kalibrin e lojtarit, nuk është një shifër që duket shumë e lartë, dhe kjo ndikohet nga fakti se kontrata e tij do të përfundojë në vitin 2023.

Kontaktet mes Milanit dhe Jorge Mendes po vazhdojnë dhe janë ende pozitive. /ORAinfo/

Komento: