Milan vendos ta blej përfundimisht ‘plakun’ e Serie A

09:31 | 10 Qershor 2022

Milani pritet ta blejë përfundimisht Florenzin

Milani planifikon që ta blejë përfundimisht Alessandro Florenzin.

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, lojtari pritet të nënshkruajë marrëveshje së shpejti me “kuqezinjtë”.

Mësohet se shuma e transferimit të tij te kampionët e Italisë do të jetë më e vogël se 4.5 milionë euro.

Florenzi pati një sezon të mirë me Milanin duke qenë kontribues në triumfin e skuadrës në “Scudetto”.

Komento: