Milan vetëm barazim ndaj Slazburgut, fitojnë Reali, PSG dhe Man City

23:22 | 06 September 2022

Milani ka marrë vetëm një pikë në barazimin 1-1 ndaj Salzburgut në Red Bull Arena, në ndeshjen e parë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Noah Okafor (28’), i cili u asistua nga Fernando.

Mirëpo, mysafirët arritën ta barazojnë rezultatin pa përfunduar pjesa e parë me golin e Alexis Saelemaekers, i cili realizoi falë angazhimit të Rafael Leaos.

Lider i Grupit E është Dinamo Zagrebi që befasoi me fitoren (1-0) ndaj Chelseat, derisa Salzburgu dhe Milani kanë nga një pikë.

Fitore në Ligën e Kampionëve kanë shënuar edhe gjigantët e futbollit, PSG, Real Madrid, Manchester City.

Komento: