Chelsea nuk llogaritë në Pulisic dhe Loftus-Cheek, Milani vihet pas tyre
Futbollisti i Chelseat, Cristian Pulisic është afër largimit nga Stamford Bridge, ndërsa atij mund ti bashkëngjitet edhe Ruben Loftus-Cheek, pasi Milani po interesohet për dyshen.
Prej disa kohësh flitet për transferimin e Pulisic, dhe tani Marca shkruan se mund të ndodhë së shpejti.
Milani ka hapur negociatat me Chelsean, por lojtari ka edhe mundësi të tjera në tavolinë.
Trajneri i Chelseat, Graham Potter, nuk llogarit te Pulisic, ndaj drejtuesit e klubit janë gati të presin oferta për sulmuesin amerikan. Një tjetër arsye për shitjen e tij janë afrimet e Mudryk dhe Joao Felix.
Calciomercato shkruan se Chelsea dhe Milan do të negociojnë këtë javë, por jo vetëm për Pulisic, por edhe për mesfushorin anglez Ruben Loftus-Cheek.
Përveç Milanit, Pulisic ka edhe opsione të tjera, përkatësisht Manchester United, Arsenal, Neëcastle dhe ish-klubin e tij Borussia Dortmund.