Milan vihet pas sulmuesit ‘plak’!

10:27 | 19 Maj 2021

AC Milan është duke menduar për përforcimin e fazës së sulmit. Një nga emrat që ka nisur të përmendet tani, është sulmuesi francez i Chelsea Olivier Giroud.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Paolo Maldini dhe Ricky Massara po dëshirojnë një qendërsulmues të ri që mund të alternojë me Zlatan Ibrahimoviç dhe ideja e fundit çon te Olivier Giroud.

Sulmuesi 34-vjeçar, kontrata e të cilit është gati të skadon me Chelsea mund të lëvizë falas brenda disa javësh drejt ‘San Siros’.

Lojtari i Blues nuk është opsioni i vetëm për Milanin që po vlerëson qartë edhe pista të tjera, por Giroud duket se është në podiumin e favoritëve.

Francezi po kërkon një pagë 5 milionë euro për të paktën dy sezone dhe duke pasur parasysh avantazhet e taksave, paga e tij nuk duket shumë e rëndë për llogaritë e klubit, pasi lehtësimi i taksës prej 50% do të nënkuptojë një angazhim bruto prej 15 milionë euro.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim nëse Milan dhe Giroud do të arrijnë marrëveshje. /ORAinfo/

Komento: