Milan vihet pas yllit 60 milionësh

17:25 | 06 Mars 2020

Milan po shprehen të gatshëm për të paguar shërbimet e yllit të Leipzig, Dayot Upamecano.

‘Rosoneri’ kanë treguar interesim për yllin e Leipzig tash e disa kohë, dhe ‘Mundo Deportivo’ shkruan se italianët janë të vendosur ta transferojnë lojtarin, transmeton lajmi.

Krye-skauti i Milan, Geoffrey Koncada ka ndjekur francezin nga afër për disa kohë, kurse drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli ka filluar tentimin për të bindur lojtarin për transferimin.

21 vjeçari besohet të kushtojë rreth 60 milionë euro.

Emri i Upamecano është lidhur edhe me skuadra si Bayern Munich e Barcelona.

Komento: