Milan po kërkon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit.
Në fakt skuadra nga San Siro po kërkon të bëjë një lëvizje për mbrojtësin e Sporting CP ,Tiago Djalo, raporton Gianluca Di Marzio përcjell ORAinfo.
Lazio është gjithashtu e interesuar për 18-vjeçarin, i cili ka përfaqësuar Portugalinë në nivele të ndryshme të ekipeve kombëtare të të rinjve.
Në Fakt edhe skuadra angleze, Manchester City i ka oferuar të riu një kontratë pesë vjeçare. Mbetet të shihet se cila skuadër në fund do të dalë triumfuese./ORAinfo/