Milan “vlon” nga puna, ky është asistenti i ri i trajnerit Giampaolo

22:41 | 23 Qershor 2019

Mbrojtësi i Villarrealit, Daniele Bonera mund të pensionohet këtë verë dhe të kthehet në Milano si një asistent i Marco Giampaolo.

Ai do të i mbush 38 vite dhe kontrata e tij me Villarreal përfundon në fund të muajit, përcjell ORAinfo.

Ai ka qenë në Spanjë që nga viti 2015, por ka kaluar nëntë vjet në San Siro dhe ka luajtur 201 ndeshje konkurruese për klubin.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Bonera i është ofruar një rol në stafin e ri të Trainerit Giampaolo.

Gjatë karrierës së tij, mbrojtësi gjithashtu luajti për Brescian dhe Parma./ORAinfo/

Komento: