
Milan ka publikuar zyrtarisht fanellën e tyre në ndeshjet që luan si mysafir për sezonin 2022-2023 të bërë nga PUMA.
Uebfaqja zyrtare e përshkruan atë si një ‘fanelë të freskët të bardhë’, e cila është ‘sinonim me disa nga titujt dhe finalet më të mëdha të klubit’ si Kupa e Kampionëve Evropianë të Klubeve të vitit 1963, përcjell ORAinfo.
Jo vetëm kaq, por është një rikthim në fanellën e sezonit 1984-1985 me shiritat e saj horizontalë.

Baza e bardhë përmban shtatë vija të kuqe horizontale në mes të fanellës dhe shtatë vijat përfaqësojnë shtatë triumfet e Milanit në Ligën e Kampionëve. /ORAinfo/