Milan zbulon një fakt tronditës për Piatek – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan zbulon një fakt tronditës për Piatek

13:04 | 30 Janar 2019

Krzsystof Piatek shënoi dje dy gola kundër Napolit në San Siro për të dërguar AC Milan në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Rossonerët nënshkruan sulmuesin për 35 milionë këtë muaj nga Genoa, por para se Leonardo të bënte këtë veprim, Piatek ishte shumë afër një tjetër klubi të Serie A përcjell ORAinfo.

Sipas Milannews.it, sulmuesi polak ishte shumë afër Napoli. Napolitanët, në vjeshtë, kishin arritur një marrëveshje me Gjenovën për transferimin e tij në Napoli në verë, por marrëveshja ra sepse presidenti De Laurentiis propozoi një pagë prej pak më shumë se 600 mijë euro për 23-vjeçarin.

Ky propozim është dukshëm më i ulët se 2 milion që Milan garanton Piatek sot./ORAinfo/

Komento: