Rossonerët po mendojnë për afatin kalimtar të janarit.
AC Milan vazhdon të mbetet i interesuar për nënshkrimin e anësorit të Chelseat, Hakim Ziyech në afatin kalimtar të janarit, sipas TMW, përcjell ORAinfo.
Kampionët në fuqi të Serie A donin të nënshkruanin me Ziyech në formë huazimi gjatë verës, por të dy klubet nuk arritën një marrëveshje në atë kohë./ORAinfo/