Rossonerët, nuk kanë arritur të marrin më shumë se një pikë ndaj Atalantës.
Ka përfunduar ndeshja në Gewis Stadium. Milan ka arritur që ta marrë një barazim ndaj La Deas, të cilët ishin duke e fituar këtë ndeshje deri në minutën e 68-të. Ruslan Malinovski (29’) shënoi për Atalantan kurse Bennacer barazoi rezultatin
Milan do të kthehet në shtëpi me një pikë pasi që ka barazuar sonte në Bergamo kundër Atalantas me rezultat 1-1.
Pjesa e parë ishte më e mirë për vendasit dhe në tentimet e tyre të para ata do të shënon gol në minutën e 29-të të ndeshjes. Joakim Maehle bëri një asistim të mirë për Malinovskin, i cili goditi fuqishëm duke shënuar një gol të bukur me të majtën e tij.
Gjatë kësaj pjese më nuk u shënua asnjë rast.
Kalulu (50’) dhe Leao (53’) kishin mundësitë e para për të barazuar për Milanin por përpjekja me kokë e Kalulusë përfundoi mbi portë kurse goditja e Leao pranë shtyllës së djathtë të portierit të Atalantas.
Sandro Tonali, që u kthye në këtë ndeshje pas një lëndimi të vogël kishte tentimin e radhës për gol por goditja e tij u prit nga portieri Musso.
Minuta e 69-të ishte goli i barazimit për AC Milan Bennacer bëri një goditje të fuqishme me të majtën e tij për të shënuar golin e barazimit.
Deri në fund të ndeshjes nuk pati më shanse të mira për shënim as nga njëra skuadër as nga tjetra dhe në fund ato i ndanë pikët e tyre.
Kështu Milan zbret në vendin e tretë me katër pikë aq sa ka edhe Atalanta në vendin e katër.
AC Milan do të luan në San Siro në xhiron e tretë të Serie A kundër Bolognas kurse Atalanta është mysafire e Veronës.