Milan zhgënjen, ky do të jetë trajnerin i ri

12:00 | 09 Maj 2019

Ish-trajneri i Romës Eusebio Di Francesco thuhet se është zgjedhja e parë e Milanit për të pasuar Gennaro Gattuso këtë verë.

Sipas Gazzetta dello Sport, edhe pse nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë mes Di Francesco dhe Milanit, Leonardo ka dalë në përkhaje të Di Francesos, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, gazeta paralajmëron se braziliani ende duhet të mësojë nëse ai do të qëndrojë si drejtor sportiv.
Për më tepër, kandidatura e EDF mund të varet nga fakti nëse Rossonerët kualifikohen për Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.

Diavolo pritet të shkarkojë Gattuso në fund të sezonit, pavarësisht nga fati i tyre i parë në Serie A. /ORAinfo/

Komento: