
Charles De Ketelaere zyrtarizohet te Milani.
AC Milan ka njoftuar edhe zyrtarisht për kompletimin e transferimit të Charles De Ketelaeres nga Club Brugge.
21-vjeçari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027 dhe do të mbajë fanellën me numrin “90”.
Mesfushori belg është produkt i Club Brugge. Ai bëri debutimin e tij për skuadrën e parë në vitin 2019.
De Ketelaere regjistroi 120 paraqitje dhe shënoi 25 gola, duke fituar tre herë titullin e kampionit në Belgjikë dhe dy herë Superkupën.
Ai gjithashtu numëron edhe tetë paraqitje e një gol me Kombëtaren A të Belgjikës.

Club Brugge në total besohet se ka përfituar 36 milionë euro nga shitja e Charles De Ketelaeres te Milani.