
AC Milani ka konfirmuar emërimin e trajnerit të ri të skuadrës.
Ai është Stefano Pioli, i cili para se të marrë drejtimin e Milanit, ishte trajneri i Fiorentinës.
Milani shkarkoi Giampaolon dje i cili pati paraqitje të dobëta me klubin, përcjell ORAinfo.
Lajmin për emërimin e Piolit e ka bërë të ditur edhe vetë klubi italian.
Emërimi i tij nuk është pritur mirë nga tifozët e Milanit. Ata kanë kërkuar nga klubi që mos ta emërojnë Piolin në krye të klubit ‘kuz e zi’, por ndryshe kanë vendosur drejtuesit e ekipit italian.
Kujtojmë që mbrëmë Milan shkarkoi nga posti i trajnerit Macro Giampaoloin i cili e mori drejtimin e ekipit pak muaj me parë. /ORAinfo/