Milan zyrtarizon trajnerin e ri, ky është premtimi i tij

20:05 | 19 Qershor 2019

Tashmë zyrtarisht është emëruar trajneri i skuadrës së Milanit.

Marco Giampaolon në postin e trajnerit të klubit.

Ish-trajneri i Sampdoria ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, me mundësi për një vjet tjetër, me klubin kuqezi.

Giampaolo e ndërpreu kontratën e tij me Sampdorian pas tri sezoneve dhe tani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Milanin, nga e cila do t’i fitojë dy milionë euro në sezon.

Giampaolo bëhet trajneri i 60-të i Milanit në histori të klubit, ndërsa i teti që prej shkarkimit të Massimiliano Allegrit në janar të vitit 2014.

51-vjeçari u lind në Zvicër dhe i kaloi tetë vjet si ndihmës trajner i Giovanni Galeones, Aldo Agroppit, Edi Rejës, Carlo Mazzones dhe Nereo Roccos, para se na niste zejen e trajnerit më 2004 te Ascoli.

Ai ka qenë trajner i Cagliari, Siena, Catania, Cesena, Brescia,Cremonese, Empoli dhe i Sampdorias që prej vitit 2016.

Giampaolo e zëvendëson Gennaro Gattuson, i cili e udhëhoqi Milanin drejt vendit të pestë në Serie A dhe gjysmëfinales në Kupën e Italisë këtë sezon.

Komento: