
Milan transferon portierin e Lille.
Skuadra e AC Milan ka transferuar zyrtarisht portierin e Lille, Mike Maignan.

Maignan do të jetë zëvendësuesi i Donnarummas – ky i fundit do të largohet si lojtar i lirë.
Portieri francez është vetëm 25-vjeçar. Karrierën e nisi me Paris Saint-Germain gjatë vitit 2012, por që vazhdoi te Lille.

Së fundmi ai u shpall kampion i Ligue 1 me skuadrën e Lille.