Milani në negociata me Schalken për mbrojtësin turk Kabak.
Milani është duke tentuar të përforcohet në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.
Skuadra e madhe italiane ka nevojë që ta përforcojë repartin defensivë dhe tanimë kanë gjetur mbrojtësin që duan.
Qendërmbrojtësi i talentuar turk Ozan Kabak ka shkëlqyer dy vitet e fundit në Bundesliga dhe po kërkohet nga Milan.
Rossonerët janë futur në negociata me Schalken duke tentuar të gjejnë një zgjidhje për transferimin e lojtarit.
Milan ka një marrëveshje personale me lojtarin pasi prej ditësh kanë biseduar me agjentin e tij.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme ata pritet që të ofrojnë 15 milionë euro te Schalke 04.
Klubi gjerman nga ana tjetër kërkon 25 milionë, por kjo shumë duket e ekzagjeruar nga Rossonerët.
Sipas asaj që ka raportuar Gianluca Di Marzio, Kuqezinjtë ofertën më të lartë që do ta bëjnë është 15 milionë plus tre të tjera në formë bonusesh.