
Duket se Juventusi është skuadër më e dashur për Higuainin.
Higuain thotë se me të përfunduar sezoni, e kishte të qartë se ku dëshiron të luajë edicionin 2019/20.
Pas një viti huazimi, gjashtë muaj te Milani dhe gjashtë të tjerë te Juventusi, Gonzalo Higuain u rikthye te Juventusi.
U raportua se “Zonja e Vjetër” nuk do ta mbajë në skuadër, por prezenca e Mauricio Sarrit e bëri të vetën dhe ish-sulmuesi i Juventusit është i lumtur që do ta veshë sërish fanellën e kampionëve të Italisë.
“Menjëherë pas rikthimit në Torino, e kisha të qartë se çfarë dua të bëj. Doja të qëndroj në Juventus”, tha Higuain për Sky Sport Italia.
“Sinqerisht, askush nuk më tha asgjë kur u riktheva. U ktheva që të punoj, të tregoj vlerën time”.
“Juve është ekip i shkëlqyer, me tifozë fantastik – është klub i madh, kështu që jam i lumtur që gjendem këtu”.
Ai foli edhe për numrin, që e ndërroi nga 9 në 21.
“Ishte zgjedhja ime. Vendosa ta ndërroj me 21, që është dita e lindjes së vajzës time. Është vendim i marrë nga zemra dhe gjithashtu është duke më sjell fat. Kjo është e vërteta pse zgjodha numrin 21”.