Milani arrin marrëveshje me top yllin për t’u transferuar në San Siro

22:08 | 11 Qershor 2021

Milan arrin marrëveshje me Giroud.

Klubi italian Milan, ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Chelseas, Olivier Giroud.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Milan ka arritur marrëveshje transferimi me Giroud.

34- vjeçari, do të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare me ‘Rossonerët’, me pagë 4 milionë euro plus bonuset.

Francezi, sezonin e kaluar zhvilloi 31 paraqitje me fanellën e Chelseas në të gjitha garat, duke realizuar 11 gola.

Komento: